• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në një sulm izraelit në Rripin e Gazës jetën e kanë humbur nëntë persona

Në një sulm izraelit në Rripin e Gazës jetën e kanë humbur nëntë persona

Gazë, 2 korrik 2024 (MIA) - Nëntë persona janë vrarë në sulmet e mbrëmshme izraelite në qytetin Kan Junis të jug të Rripit të Gazës, kumtuan sot persona zyrtarë të policisë.

Para operacionit të pritur të forcave tokësore, Izraeli dje ka urdhëruar evakuimin e pjesëve të caktuara të këtij qyteti.

Në sulmin e mbrëmshëm është goditur një shtëpi në afërsi të "Spitalit evropian", në zonë, ku Izraeli urdhëroi evakuim, edhe pse ushtria kumtoi se ky insstitucion nuk përfshihet në atë urdhër, por drejtori tha se megjithatë një pjesë më e madhe e pacientëve dhe personelit ishin zhvendosur.

"Rreth 250.000 persona ndodhen në zonën e evakuimit, që paraqet më shumë se 10 për qind nga 2,3 milionë banorë të Gazës, duke përfshirë edhe ata që kanë ikur për shkak të konfliktit, deklaroi sot Sem Rouz, drejtori i planifikimit në Agjencinë e KB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA).

Ai theksoi se rreth 50.000 persona jashtë asaj zone mund të vendosin të ikin për shkak të luftimve që po zhvillohen në afërsi.

Atyre që janë evakuuar, u është thënë të kërkojnë strehim në një kamp të madh me tenda afër bregut të Detit Mesdhe, i cili tashmë është i stërmbushur.

Izraeli e filloi luftën në Gazë me 7 tetor të vitit të kaluar pas sulmit të Hamasit në jug të territorit izraelit, me ç'rast janë vrarë rreth 1.200 persona dhe janë rrëmbyer më shumë se 250 persona.

Prej atëherë, në ofensivat tokësore dhe bombardimet izraelite në Gazë jetën e kanë humbur 37.900 persona, sipas të dhënave të Ministrisë sël atjeshme të Shëndetësisë, e cila nuk bënë dallim midis civilëve dhe luftëtarëve.

Lufta në mënyrë të konsiderueshme ka ndërprerë furnizimin me ushqim, ilaçe dhe prodhime themelore dhe njerëzit po mbështeten kryesisht tek ndihmat.

Gjykata më e lartë e KB-së konkludoi se në Gazë ekziston rrezik i lartë për gjenocid, akuzë të cilën Izraeli e mohon ashpër. rq/bsh

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR