• e martë, 05 nëntor 2024

Rusia gjatë natës rrëzoi 18 dronë ukrainas mbi tre rajone

Rusia gjatë natës rrëzoi 18 dronë ukrainas mbi tre rajone

Moskë, 12 gusht 2024 (MIA) - Ministria ruse e Mbrojtjes kumtoi se gjatë natës, mbrojtja ajrore ruse  shkatërroi 18 fluturake ukrainase pa pilot mbi tre rajone - Kursk, Belgorod dhe Voronezh, transmetuan mediumet britanike.

Njëmbëdhjetë nga fluturaket pa pilot u rrëzuan në rajonin kufitar Kursk, kumtuan nga sektori.

Njësitë ruse për mbrojtje kundërajrore hasën pesë fluturake pa pilot mbi rjaonin Belgorod, një rajon tjetër që kufizohet me Ukrainën, dhe dy mbi rajonin Voronezh, që ndodhet disa qindra kilometra në jug të Moskës. Nuk ka viktima në Voronezh, deklaroi guvernatori lokal, Aleksandar Gusev, i cituar nga mediumet ruse.

Në rezymenë e Ministrisë ruse të Mbrojtjes në Telegram nuk përmendet sa fluturake ukrainase pa pilot janë dërguar në territorin rus gjatë natës së kaluar. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR