Rubio: Për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë ka "plan A dhe plan B"
- Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio deklaroi se ekzistojnë dy plane për t'i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
- Post By Fami Bajrami
- 12:45, 17 mars, 2025

Uashington, 17 mars 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio deklaroi se ekzistojnë dy plane për t'i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
"Por, dua që të gjithë ta kuptojnë, këtu është plani. Plani A është ndalimi i të shtënave, kështu që ne mund të kalojmë në planin B, faza e dytë, ndërsa ajo është t'i kemi të gjithë në tryezë, ndoshta me një "shatll" diplomaci, për mendojmë për të gjetur një mënyrë për t'i dhënë fund kësaj lufte përgjithmonë në mënyrë që do të respektojë nevojat e të gjithëve dhe të ngjashme. Askush nuk thotë se pjesa e dytë është e lehtë, por ne nuk mund të arrijmë në pjesën e dytë derisa të kalojmë pjesën e parë", potencoi Rubio në intervistën për "Si-bies njuz" (CBS Neës).
"Kjo është ajo për të cilën punojmë, duke supozuar se mund ta bëjmë atë. Kjo në vetvete nuk do të jetë e lehtë. Po kalojmë në fazën e dytë e cila është duke negociuar diçka të qëndrueshme. Kjo do të jetë e vështirë. Do të duhet shumë mund, lëshime nga të dyja palët, por ajo patjetër duhet të ndodhë. Kjo luftë nuk mund të vazhdojë. Presidenti (Donald Tramp) ka qenë i qartë për këtë dhe po bën gjithçka që mundet për ta arritur atë”, theksoi Rubio.
Ai shtoi se ka qenë "premtues" takimi me përfaqësuesit special të Trampit, Stiv Vitkof dhe presidentit të Rusisë Vlladimir Putin më 13 mars.
Trampi për nesër paralajmëroi se do të bisedojë me Putinin. rq/
Foto: EPA