Rubio konfirmon de fakto shpërbërjen e USAID-it
- Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp mbrëmë konfirmoi shpërbërjen de fakto të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) si pjesë e reduktimit drastik të ndihmës së huaj amerikane, vendim ky që është kritikuar në shumë vende dhe nga një numër i madh i organizatave humanitare.
- Post By Sara Ademi
- 09:50, 29 mars, 2025

Uashington, 29 mars 2025 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp mbrëmë konfirmoi shpërbërjen de fakto të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) si pjesë e reduktimit drastik të ndihmës së huaj amerikane, vendim ky që është kritikuar në shumë vende dhe nga një numër i madh i organizatave humanitare.
"Departamenti i Shtetit dhe USAID-i kanë njoftuar Kongresin për qëllimin e tyre për të ndërmarrë një riorganizim, i cili do të përfshijë transferimin e disa funksioneve nga USAID në Departamentin e Shtetit deri më 1 korrik 2025 dhe eliminimin e funksioneve të tjera të USAID-it që nuk janë në përputhje me prioritetet e administratës, tha Sekretari i Shtetit Marko Rubio.
Sipas tij, "USAID-i ka kohë që është larguar nga misioni i tij fillestar" dhe bëri thirrje për një riorientim të programeve të ndihmës së huaj.
"Vazhdojmë të zbatojmë programe kritike për shpëtimin e jetës dhe të bëjmë investime strategjike që forcojnë partnerët tanë dhe vendin tonë", theksoi Rubio. sa/
foto: Arkivi i MIA-s