• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Rritje e të punësuarve në sektorin e kulturës në BE prej 4,5 për qind, dominimi i burrave po zvogëlohet

Rritje e të punësuarve në sektorin e kulturës në BE prej 4,5 për qind, dominimi i burrave po zvogëlohet

Bruksel, 25 gusht 2023 (MIA) - Në sektorin e kulturës në BE në vitin 2022 janë punësuar 7,7 milionë njerëz, që paraqet 3,8 për qind të numrit të përgjithshëm të punëtorëve në Union dhe është një rritje prej 4,5 për qind në krahasim me vitin paraprak, kur 7,4 milionë njerëz ishin të angazhuar në sektorin e kulturës.

Siç kumtoi Shërbimi Statistikor Evropian - Eurostat, përqindja e të punësuarve në sektorin e kulturës është rritur në 19 anëtarë të BE-së, dërsa ka rënë në tetë të tjerat.

Rritja më e madhe e numrit të punëtorëve të kulturës në nivel vjetor është shënuar në Qipro, me 21,5 për qind, përpara Luksemburgut me 14,5, Irlandës me 14, Suedisë me 11,9 dhe Holandës me rritje prej 10,5 për qind.

Nga ana tjetër, rënien më të madhe të numrit të të punësuarve në kulturë prej 7,7 për qind e ka Bullgaria, e ndjekur nga Çekia me 7,3, Kroacia me 6,3, Estonia 5,3 dhe Letonia me rënie prej 2,5 për qind.

Është karakteristikë se vitin e kaluar hendeku më i vogël gjinor është vërejtur tek të punësuarit në kulturë prej vetëm 1,6 pikë përqindjeje, duke vazhduar trendin e nisur në vitin 2013 të rritjes së numrit të grave të angazhuara në sektorin e kulturës. Kështu, në vitin 2022, në kulturë ishin të punësuar 3,93 milionë burra, që përfaqëson 50,8 për qind të numrit të përgjithshëm të punëtorëve të kulturës dhe 3,8 milionë gra, përkatësisht 49,2 për qind.

Në 14 vende anëtare të BE-së. në sektorin e kulturës janë angazhuar më shumë gra sesa burra, me ç'rast diferencë më të madhe në favor të grave ka në Letoni prej 26,3 pikë përqindjeje. Më pas vijon Lituana me 25,7 pikë përqindjeje më shumë gra se burra, para Qipros me 17,1, Bullgaria me 19,6 për qind dhe Luksemburgu me 13,3 pik përqindjeje.

Nga ana tjetër, hendeku më i madh gjinor në favor të meshkujve është në Maltë me 21,6 pikë përqindje, përpara Spanjës me 9,5 dhe Irlandës dhe Italisë me 8,5 pikë përqindje secila. ls/

Foto: Eurostat

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR