• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rritet numri i të vdekurve në zjarrin në Stamboll, është lëshuar urdhërarrest për pesë persona

Rritet numri i të vdekurve në zjarrin në Stamboll, është lëshuar urdhërarrest për pesë persona

 Stamboll, 2 prill 2024 (MIA)  - Të paktën   29 persona kanë humbur jetën nga zjarri që shpërtheu gjatë riparimeve gjatë ditës në një klub nate në Stamboll, raportuan mediat lokale.

 Të paktën tetë persona janë lënduar, shtatë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, njoftoi Kabineti i  Guvernatorit të Stambollit.

Kabineti i guvernatorit bëri të ditur  se zjarri shpërtheu në lagjen Beshiktash në qendër të Stambollit në anën evropiane të qytetit.

 Zjarri ka shpërthyer   gjatë rinovimit të një lokali nate që ndodhet në katin e 1 dhe 2 të një pallati 16-katësh në rrugën Jildiz Posta, në lagjen Gajretepe.

 Ministri i Drejtësisë Jilmaz Tunç në X bëri të ditur  janë lëshuar  urdhra për arrestimin e  pesë personave, duke përfshirë tre persona që menaxhonin klubin e natës dhe një përgjegjës për rinovimin.

 Në vijim është hetimi në vendngjarje dhe mbledhja e provave, ndërsa  një ekip prej tre ekspertësh të specializuar në sigurinë në punë dhe zjarr gjithashtu vazhdojnë  me punë për të përcaktuar shkakun e zjarrit, shtoi ai.

 Foto: Anadollu

 

QËNDRONI TË LIDHUR