• e hënë, 28 tetor 2024

Rreth 40 persona janë lënduar pasi një kamion i mallrave ka goditur një grup njerëzish të cilët prisnin në një stacion të autobusëve në veri të Tel Avivit

Rreth 40 persona janë lënduar pasi një kamion i mallrave ka goditur një grup njerëzish të cilët prisnin në një stacion të autobusëve në veri të Tel Avivit

Tel Aviv, 27 tetor 2024 (MIA) – Një kamion i mallrave sot ka goditur një grup njerëzish të cilët prisnin në një stacion të autobusëve në veri të Tel Avivit, informuan mediat izraelite, transmeton DPA.

Sipas mediave, rreth 40 njerëz janë lënduar. 

Shërbimi shpëtues izraelit “Magen Dejvid Adom” njoftoi se mjekë u ofrojnë ndihmë mjekësore dhjetëra njerëzve. 

Sajti informativ lokal ynet njoftoi se po vijon hetimi për sulmin e dyshimtë. Disa nga njerëzit kanë marrë lëndime të rënda trupore. 

Sipas policisë izraelite, rrethanat rreth incidentit ende nuk janë të qarta. 

Gjatë javëve të kaluara sulmet e palestinezëve u shpeshtuan në Izrael, ndërsa në të kaluarën kishte disa sulme të tilla nga ana e tyre me shfrytëzimin e automobilave ose kamionëve, vëren DPA. fc/

Fotografia: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR