• e hënë, 23 dhjetor 2024

Si-En-En: Fillojnë negociatat mes SHBA-së, Izraelit dhe Katarit për armëpushim në Rripin e Gazës

Si-En-En: Fillojnë negociatat mes SHBA-së, Izraelit dhe Katarit për armëpushim në Rripin e Gazës

Doha, 28 tetor 2024 (MIA) - Në Doha filluan negociatat për lirimin e pengjeve dhe ndërprerje të zjarrit në Rripin e Gazës, njofton Si-En-En duke cituar një burim anonim.

Më herët mediat publikuan se negociatat kryesore nga SHBA-ja, Izraeli dhe Katari duhet të fillojnë gjatë kësaj jave.

Ky është raundi i parë i bisedimeve të nivelit të lartë në më shumë se dy muaj, ndërsa sipas Si-En-En-it, autoritetet amerikane po shtyjnë rinovimin e bisedimeve pas vrasjes së një prej liderëve të Hamasit, Jahja Sinvar.

Egjipti më herët propozoi armëpushim dyditor midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza gjatë të cilit do të liroheshin katër pengjet izraelitë.

Propozimi do të përfshijë gjithashtu lirimin e disa të burgosurve palestinezë dhe dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh përsëri ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm, duke kumtuar se operacionet ushtarake izraelite në pjesën veriore të Rripit të Gazës po e bëjnë jetën e popullit palestinezë të paqëndrueshëm.

 

QËNDRONI TË LIDHUR