• e enjte, 27 qershor 2024

Në Kullën e Ajfellit u vendosën unazat olimpike, të rënda 30 tonë

Në Kullën e Ajfellit u vendosën unazat olimpike, të rënda 30 tonë

Paris, 7 qershor 2024 (MIA) - Pesë unazat olimpike, të cilat peshojnë gjithsej 30 tonë, mbrëmjen e kaluar u vendosën në kullën e Ajfellit në Paris, njoftuan mediat lokale.

Unazat olimpike me ngjyrë të gjelbër, të zezë, të kuqe, të verdhë dhe të kaltër janë vendosur në një lartësi prej 70 metrash, mes katit të parë dhe të dytë të Kullës së Ajfellit.

Unazat olimpike janë të kthyera përballë lumit Sena dhe sheshit "Trokadero", ku më 26 korrik do të përfundojë ceremonia e hapjes solemne të Lojërave.

Rrathët gjigantë janë 29 metra të gjerë, 15 metra të lartë, me një diametër prej nëntë metrash, dhe janë më të mëdhenj se rrathët olimpik që u instaluan në "Tauer Brixh" në Londër në vitin 2012, por më të vogla se ato në Tokio në vitin 2021.

Lojërat Olimpike në Paris do të mbahen nga 26 korriku deri më 11 gusht. qa/ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR