• e hënë, 23 dhjetor 2024

Simiqi nuk është më trajner i KB Shkupi

Simiqi nuk është më trajner i KB Shkupi

Shkup, 21 tetor 2024 (MIA) - Toni Simiq është trajneri i parë nga Liga e parë e Maqedonisë në basketboll që largohet nga detyra. Kësisoj Shkupi dhe Simiq ndërpresin bashkëpunimin pas vetëm tre xhirove të luajtura.

"KB Shkupi informon se me marrëveshje të dyanshme kryetrajneri i klubit, Toni Simiq ndërpret bashkëpunimin me klubin. Klubi falënderon Simiqin për punën dhe përkushtimin e tij sa ishte trajner i ekipit dhe i urojmë suksese në karrierën e tij. Faleminderit Toni", thuhet në kumtesën e lëshuar nga KB Shkupi.

Pas tri xhirove të luajtura, Shkupi është pa fitore. Pësoi disfatë nga MZT Skopje, Rabotniçki dhe Çairi.

Së bashku me Vardarin, Shkupi është në fund të tabelës së kampionatit.

Foto: KB Shkupi

QËNDRONI TË LIDHUR