• e premte, 05 dhjetor 2025

Ronaldo paralajmëron se do të vazhdojë të luajë për Al-Nasrin

Ronaldo paralajmëron se do të vazhdojë të luajë për Al-Nasrin

Munih, 9 qershor 2025 (MIA) – Lojtari i Al -Nasr, Kristiano Ronaldo paralajëmroi se do të vazhdojë të luajë për klubin saudit.

Më parë ishte raportuar se portugezi 40-vjeçar mund ta braktis klubin për të luajtur në Kupën e botës për klube e cila do të mbahet nga 15 qershori deri më 13 korrik në SHBA.

Al-Nasr mund t’ia zgjasë kontratën Ronaldos dhe ta huazojë atë te Al-Hilal për Kupën e botës për klube.

"E ardhmja ime? Asgjë nuk do të ndryshojë. A do të qëndroj në Al-Nasr? Po, citon Ronaldon gazetari Fabricio Romano.

Ronaldo luan për Al-Nasrin që nga janari i vitit 2023. Sezonin e kaluar, ai luajti 41 ndeshje në të gjitha turnetë, shënoi 35 gola dhe bëri katër asiste.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR