• e shtunë, 27 korrik 2024

Ronaldo: Nuk do të kthehem në futbollin evropian, dera është plotësisht e mbyllur

Ronaldo: Nuk do të kthehem në futbollin evropian, dera është plotësisht e mbyllur

 Riad, 18 korrik 2023 (MIA) – Futbollisti i Al-Nasër, Kristiano Ronaldo i është përgjigjur pyetjes së gazetarit Fabricio Romano për një kthim të mundshëm në një nga ligat evropiane.

"Nuk do të kthehem në futbollin evropian, dera është plotësisht e mbyllur. Futbolli evropian ka humbur shumë në cilësi... vetëm Premierliga është vërtet e fortë, është shumë më përpara se të gjitha ligat e tjera", tha Ronaldo. 

Sulmuesi tridhjetë e tetë vjeçar nga janari luan për Al-Nasër nga Arabia Saudite. Portugezi sezonin e kaluar ka shënuar 19 paraqitje për ekipin, duke shënuar 14 gola dhe dy asistime.

Gjatë karrierës Ronaldo ka luajtur për Sporting Lisbonë, Mançester Juanjtedin, Real Madridin dhe Juventusin. ar/

Foto: EPA

 


 

QËNDRONI TË LIDHUR