• e premte, 05 dhjetor 2025

Ronaldo: Kjo gjeneratë e reprezentacionit të Portugalisë e meritoi titullin

Ronaldo: Kjo gjeneratë e reprezentacionit të Portugalisë e meritoi titullin

Munih, 9 qershor 2025 (MIA) - Sulmuesi i Portugalisë, Kristiano Ronaldo ka folur për fitoren në finalen e Ligës së kombeve ndaj Spanjës (2:2, 5:3 - penallti).

"Jam shumë i lumtur. Para së gjithash, për këtë brez, ata e merituan titullin. Të fitosh me reprezentacionin portugez është diçka e veçantë. Kam shumë tituj, por nuk ka asgjë më të mirë se të fitosh me Portugalinë. Lot dhe një ndjenjë arritje... Është e mrekullueshme. Duhet të mendoj për të ardhmen në planin afatshkurtër. Pata një dëmtim dhe ishte shumë, shumë vështirë...  Dhashë gjithçka nga vetja, sepse me reprezentacion duhet të japësh maksimumin", theksoi Ronaldo.

Për Ronaldon, ky është trofeu i tretë me kombëtaren. Sulmuesi 40-vjeçar më parë kishte fituar Euro 2016 dhe Ligën e kombeve 2019.

Portugalia për herë të ditë në histori fitoi Ligën e kombeve. Së pari fituan finalen në vitin 2019.

Spanjollët për herë të ditë humbën finalen e turneut. Ata u mposhtën më parë nga Franca për trofeun në vitin 2021.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR