• e premte, 05 dhjetor 2025

Ronaldo: Askush nuk e ka të garantuar vendin në reprezentacionin e Portugalisë

Ronaldo: Askush nuk e ka të garantuar vendin në reprezentacionin e Portugalisë

Dublin, 13 nëntor 2025 (MIA) – Ylli i ekipit të Portugalisë në futboll, Kristiano Ronaldo ka folur për pritjet e tij para ndeshjes kualifikuese të Kupës së botës 2026 kundër Republikës së Irlandës.

Ndeshja do të luhet sonte në Dublin me fillim në orën 20:45.

"Jam shumë i lumtur. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me trajnerin Roberto Martinez dhe dua të vazhdoj në këtë frymë. Qëllimi ynë është t'i përfundojmë mirë ndeshjet kualifikuese dhe jemi shumë pozitivë. Mbështetja e tifozëve do të jetë avantazhi i tyre dhe e kuptojmë se kjo ndeshje nuk do të jetë e lehtë. Ata janë të fortë fizikisht, por ne duhet të luajmë lojën tonë”, tha ai në konferencën për shtyp.

Sulmuesi theksoi gjithashtu se nuk e konsideron veten lojtar “të paprekshëm” në reprezentacionin kombëtar portugez.

"Askush nuk e ka të garantuar vendin në ekip. Gjithçka varet nga merita dhe forma momentale. Unë përpiqem të justifikoj besimin që më është dhënë kur jam në formacionin titullar dhe gjithashtu përpiqem ta ndihmoj ekipin jashtë fushës", shton Ronaldo.

Me fitore eventuale ndaj Irlandës, reprezentacioni portugez do të plasohet në Kupën e botës 2026.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR