• e hënë, 30 shtator 2024

Reformisti Masud Pezeshkijan fitoi në zgjedhjet presidenciale në Iran

Reformisti Masud Pezeshkijan fitoi në zgjedhjet presidenciale në Iran

Teheran, 6 korrik 2024 (MIA) – Kandidati reformator Masud Pezeshkijan ka fituar në zgjedhjet presidenciale në Iran, pasi e mposhti në raundin e dytë të votimit Said Xhalili, deklaroi zëdhënësi i autoritetit zgjedhor mbrëmë në televizionin shtetëror.

Siç transmeton DPA, Pezeshkijan ka fituar 53,7 për qind të votave, ndërsa kundërshtari i tij konservator ka marrë 44,3 për qind.

Rreth 61 milionë njerëz kishin të drejtë të votonin për një pasardhës të presidentit Ebrahim Raisi, i cili vdiq në një aksident me helikopter në maj.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve të zhvilluara dje, u ndeshën Pezeshkijan dhe Xhalili, pasi asnjëri nga kandidatët nuk mori shumicën absolute në raundin e parë të 28 qershorit.

Qendrat e votimit duhej të mbylleshin në orën 18:00, por siç pritej, autoritetet i lejuan ato të mbaheshin të hapura më vonë në shumë vende. Megjithatë, pjesëmarrja në votime ishte vetëm rreth 49.8 përqind sipas autoritetit zgjedhor. ls/

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR