• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Jermak: Plani i fitores do t'u prezantohet pjesërisht ukrainasve

Jermak: Plani i fitores do t'u prezantohet pjesërisht ukrainasve

Kiev, 30 shtator 2024 (MIA) - Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Andrij Jermak deklaroi se plani i fitores së Ukrainës të cilin presidenti i atij vendi Volodimir Zelenski ia prezantoi presidentit amerikan Xho Bajden javën e kaluar, do t'u prezantohet ukrainasve, por vetëm pjesërisht sepse ka pjesë të cilët janë të besueshme.

"Ky është plan i presidentit (Zelenski) dhe sigurisht siç premtoi, pas prezantimit para presidentit të SHBA-së dhe partnerëve, mendoj se plani do t'u prezantohet ukrainasve", tha Jermak.

Megjithatë, ai potencoi se ka pjesë të planit të cilat janë shumë të ndjeshme dhe të besueshme. Jermak deklaroi se gjithçka që bëhet publike dëgjohet jo vetëm në Ukrainë, por edhe nga armiku.

"Disa detaje të këtij plani janë të besueshme. Por, e dini, është e rëndësishme të shihet zbatimi i këtij plani në territorin armik dhe të shihet nga rezultatet dhe fitoret e armatës sonë", tha Jermak.

Ai shtoi se ukrainasit do ta kuptojnë nevojën për të mos zbuluar disa pjesë të planit të fitores. Gjatë vizitës së tij javën e kaluar në SHBA, Zelenski i prezantoi planin fitues kandidatëve për president amerikan Donald Tramp dhe Kamala Haris, presidentit aktual Xhozef Bajden, anëtarëve të Dhomës së përfaqësuesve dhe anëtarëve të Senatit. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR