• e premte, 22 nëntor 2024

OBSH: Vazhdon të rritet numri i rasteve me mpoks në disa vende afrikane

OBSH: Vazhdon të rritet numri i rasteve me mpoks në disa vende afrikane

Gjenevë, 30 shtator 2024 (MIA) – Numri i rasteve me Mpoks vazhdon të rritet në disa vende afrikane, ndërsa virusi, më herët i njohur si lija e majmunit, gjithashtu përhapet në rajone të reja, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Në raportin e tij të fundit për situatën, OBSH tha se vendi i Afrikës Perëndimore Guinea ka regjistruar rastin e parë. Më e goditur është Republika Demokratike e Kongos në Afrikën Qendrore. 

Këtë vit aty janë regjistruar 85 për qind prej rreth 6.600 rasteve me mpoks të konfirmuara me teste laboratorike. Përgjatë Afrikës, këtë vit ndërruan jetë 32 persona me infeksione të vërtetuara, prej të cilëve 25 në Kongo. 

Për shkak të shpesh mungesës së testeve dhe kapaciteteve laboratorike, vetëm 37 për qind e rasteve të dyshimta në vend testohen, njoftoi OBSH. Dyshimi është konfirmuar në rreth 55 për qind të rasteve, thuhet në kumtesë. 

Vendi fqinj dhe relativisht shumë më i vogël Burundi është gjithashtu gjithnjë e më shumë i goditur. Nga fillimi i epidemisë në korrik, janë regjistruar 1.879 raste të dyshimta, 80 për qind e tyre nga 12 gushti.

Dukshëm më shumë testime bëhen në Burundi se sa në Kongo me rreth 93 për qind të rasteve të dyshimta të cilat hulumtohen edhe më shumë. Dyshimi për infektim me mpoks ishte konfirmuar në rreth 40 për qind të rasteve. 

Rreth një e treta e të prekurve janë fëmijë nën pesë vjet. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR