• e martë, 01 tetor 2024

Naim Kasemi: Hezbollahu do ta zgjedh liderin e ri sa më shpejt të jetë e mundur

Naim Kasemi: Hezbollahu do ta zgjedh liderin e ri sa më shpejt të jetë e mundur

Bejrut, 30 shtator 2024 (MIA) - Lëvizja shiite Hezbollah do të zgjedhë pasardhësin e sekretarit të përgjithshëm të vrarë Hasan Nasralla "sa më shpejt të jetë e mundur" dhe do të vazhdojë luftën e saj kundër Izraelit, deklaroi zëvendës shefi i grupit të mbështetur nga Irani, Naim Kasem, cituar nga mediat britanike.

Sipas Kasemit, lëvizja vazhdon me operacionet sipas planeve të përgatitura më parë, ndërsa sulmet që organizata ka ndërmarrë deri më tani janë vetëm "minimumi" që mund të bëjë.

Kasemi shtoi se beteja mund të jetë e gjatë.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR