Raporti i KB-së: Bota po ecë drejt dyfishimit të ngrohjes globale
- Raporti i ri i Kombeve të Bashkuara zbulon se bota do të përfshihet nga i ngrohti më shumë se dyfishi i objektivit 1.5 gradë Celsius konfirmohet me Marrëveshjen e Parisit nëse vendet nuk arrijnë të reduktojnë emetimet e gazrave serrë.
- Post By Fami Bajrami
- 11:36, 31 tetor, 2024
Nju Jork, 31 tetor 2024 (MIA) - Raporti i ri i Kombeve të Bashkuara zbulon se bota do të përfshihet nga i ngrohti më shumë se dyfishi i objektivit 1.5 gradë Celsius konfirmohet me Marrëveshjen e Parisit nëse vendet nuk arrijnë të reduktojnë emetimet e gazrave serrë.
Temperaturat globale do të rriten 3.1 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale deri në vitin 2100 nëse nuk vendosen qëllime më ambicioze klimatike dhe nëse njerëzit nuk ndryshojnë zakonet e tyre, paralajmëron raport i ri i Kombeve të Bashkuara. Ky nivel i ngrohjes është dyfishi i qëllimit 1.5 gradë të vendosur nga Marrëveshja e Parisit prej vitit 2015 – marrëveshje ligjërisht e detyrueshme për ndryshimet klimatike nënshkruar nga 196 shtete – që do ta çonte botën në katastrofë klimatike.
Niveli aktual i ngrohjes së shkaktuar nga njerëzit është rreth 1.3 gradë mbi nivelet paraindustriale, që do të thotë se kufiri prej 1.5 gradë mund të arrihet në më pak se një dekadë, sipas raportit vjetor të KB-së i cili thekson hendekun midis angazhimeve të vendeve dhe uljen e emetimeve të gazrave serrë të nevojshme për të shmangur kolapsin klimatik.
Raporti tregon se emetimet vjetore të gazrave serrë kanë arritur nivele rekord, duke e rritur për 1.3 për qind vitin e kaluar dhe duhet të reduktohen me 9 për qind çdo vit deri në vitin 2030 për të kufizuar rritjen e temperaturës globale në 1.5 gradë dhe për të shmangur ndryshimet më të këqija klimatike, transmeton "Llajv Sajens".
Emetimet globale të gazeve serrë arritën në 63 gigaton "ekuivalent të dioksidit të karbonit" në vitin 2023, që është për 0.8 gigaton ose 1.3 për qind më shumë nga nivelet e vitit 2022, thuhet në raport. Kjo normë rritje tejkalon ato të para pandemisë, midis vitit 2010 dhe 2019, kur rritja mesatare arriti 0.8 për qind në vit. Shpresat për përmbushjen e qëllimit prej 1.5 shkallë varen nga vendet që reduktojnë kolektivisht emetimet vjetore të gazrave serrë me 42 për qind deri në vitin 2030 dhe më pas me 57 për qind deri në vitin 2035. Por, realiteti është se premtimet aktuale për veprimet e ardhshme nuk janë mjaftueshëm drastike për të zbutur pasojat më të këqija nga ndryshimet klimatike. rq/
Foto: arkivi i MIA-s