Raport javor laboratorik: Uji në Shkup është i sigurt për pije
- Uji në Shkup është i sigurt për pije, thuhet në raportin javor të NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" - Shkup, për periudhën prej 28 tetorit deri më 1 nëntor. Nga 198 mostra të ekzaminuara për analiza fiziko-kimike dhe 198 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 42 pika matëse në qytetin e Shkupit, të gjitha i përgjigjen Rregullores për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 11:34, 4 nëntor, 2024
Shkup, 4 nëntor 2024 (MIA) - Uji në Shkup është i sigurt për pije, thuhet në raportin javor të NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" - Shkup, për periudhën prej 28 tetorit deri më 1 nëntor. Nga 198 mostra të ekzaminuara për analiza fiziko-kimike dhe 198 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 42 pika matëse në qytetin e Shkupit, të gjitha i përgjigjen Rregullores për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm.
NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi - Shkup, me qëllim të informimit sa më të mirë të qytetarëve të qytetit të Shkupit e publikon raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e bëra në Sektori për Kontroll Sanitar, i cili në fakt është laboratori i parë në vend që akrediton funksionimin e tij sipas standardit ISO17025:2018.
Foto: Arkivi i MIA-s