• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rreth dhjetë mjekë dëshirojnë të kthehen nga shëndetësia private në atë publike, thotë Taravari

Rreth dhjetë mjekë dëshirojnë të kthehen nga shëndetësia private në atë publike, thotë Taravari

Shkup, 4 nëntor 2024 (MIA) - Përafërsisht, rreth 10 kolegë dëshirojnë të kthehen nga shëndetësia private në atë publike. Disa veçmë janë në proces të trasferit, informoi paradite ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë "Platformës: 100% kushtuar për ty" me temë "Masat dhe politikat për promovimin e shëndetësisë, politikave sociale, demografisë dhe rinisë", të mbajtur në Qeveri.

"Nuk do të doja të përmend emra. Mendoj se është jokorrekte, nëse duan kolegët, le të thonë. Unë do të përmend klinikat. Neurologjia, Neurokirurgjia, "8 Shtatori" – kanë nevojë për mjekë infektivë, këto i mbaj mend. Rreth 10 kolegë përafërsisht. Disa janë tashmë në proces transferimi, u përgjigj ai, i pyetur se sa mjekë, nga cilat spitale private duan të kthehen dhe nga cilat klinika dhe spitale kërkohen.

Taravari sqaroi se është hequr ndalesa për kalimin e mjekëve nga shëndetësia private në atë publike. Përgatitja e udhëzimeve për mënyrën e transferimit nga një institucion shëndetësor privat në atë publik është në proces.

"Kjo masë është përqëndruar konkretisht tek specialistët, siç janë farmacistët, stomatologët, anesteziologët, radiologët, por vetëm nëse drejtori i klinikës na thotë se ka nevojë për ata kuadro", potencoi ministri.

Ai përkujtoi masën për punësimin e specializantëve privatë, gjithsej 600, ndërsa po punohej për të punësuar edhe 1.200 persona të tjerë. Ai iu referua Listës së azhurnuar pozitive, pret që në periudhën e ardhshme të zgjerohet me barna të reja. Taravari foli edhe për heqjen e drejtorëve ekonomikë, ndërsa përmendi edhe projektet e realizuara infrastrukturore në institucionet publike shëndetësore, si dhe investimet në pajisje të reja mjekësore.

Ministri përmendi edhe fushatën për festën e tetorit, si muaj kushtuar luftës kundër kancerit të gjirit.

Në pyetjet e gazetarëve se për nga numri i duhanpirësve jemi të parët në rajon si shtet, ndërsa të 10-të në botë, nëse mendohet të ngritet ndërgjegja në këtë drejtim, ministri informoi se tashmë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë po bëhen organizime për një "strategji serioze për lënien e duhanit dhe për ndalimin e përdorimit të cigareve në disa ambiente publike". rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR