• e shtunë, 29 qershor 2024

Rama: Në Itali jetojnë 700 mijë qytetarë shqiptarë me leje të rregullt qëndrimi, mbi 250 mijë me pasaportë italiane

Rama: Në Itali jetojnë 700 mijë qytetarë shqiptarë me leje të rregullt qëndrimi, mbi 250 mijë me pasaportë italiane

Tiranë, 27 maj 2024 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në rrjetet sociale publikoi momente nga takimi në Milano me diasporën shqiptare në Itali, duke përsëritur qëndrimin se "shqiptarët në Itali janë bashkuesit kryesor dhe më meritorë të dy brigjeve të Adriatikut".

"Një video kartolinë nga vala kuq e zi të shqiptarëve të Italisë, simbol i kohës së re që ka ardhur për Shqipërinë dhe shqiptarët", shprehet Rama në videon e publikuar.

Sipas tij, studentët shqiptarë përbëjnë 10 për qind të numrit total të studentëve të huaj nga vendet jashtë BE-së dhe për shkak se “ndër të gjitha komunitetet e studentëve të huaj në Itali, ai shqiptar renditet me rezultatet më të mira”.

Gjithashtu, kryeministri thekson se në Itali mbi 40 mijë kompani janë në pronësi të shtetasve shqiptarë ndërsa 421 mijë shqiptarë do të përfitojnë nga marrëveshje me Italinë për njohjen reciproke të pensioneve. rq/

Foto: FB Rama

 

QËNDRONI TË LIDHUR