• e mërkurë, 12 qershor 2024

QMK: Nuk raportohen zjarre në ambiente të hapura në 24 orët e fundit, 1, 858 thirrje në 112

QMK: Nuk raportohen zjarre në ambiente të hapura në 24 orët e fundit, 1, 858 thirrje në 112

Shkup, 26 mars 2024 (MIA) - Në 24 orët e fundit nuk janë regjistruar zjarre në ambiente të hapura, ndërsa ka pasur gjithsej 1.858 thirrje në numrin e vetëm të emergjencës 112 janë, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Në 24 orët e fundit  zjarrfikëset kanë ndërhyrë në zjarret e oxhaqeve. Zjarrëfikësit nga NJTZ Manastir kanë pasur një intervenim të vogël në një oxhak të djegur në qytetin e Manastirit, ndërsa zjarrëfikësit nga NJTZ Prilep ka pasur dy intervenim për djegien e oxhaqeve në qytetin e Prilepit. Sipas rekomandimeve të zjarrfikësve, oxhaqet duhet të pastrohen rregullisht.

QMK-ja apelon që të mos digjet vegjetacioni në ambient të hapur, rregullisht të pastrohen kanalet lokale të kullimit dhe të mos hudhen mbeturina në to. 

Nga gjithsej 1,858 thirrje, 41,39 për qind ishin “reale”, ndërsa 58,61% për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk kanë qenë urgjente.  Drejt policisë janë drejtuar 73,07, drejtë Ndihmës së shpejtë 20,94, ndërsa drejtë zjarrëfikësve 3,42 për qind nga thirrjet "reale".  qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 
 
 
 
 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR