• e mërkurë, 17 korrik 2024

QMK: Nëntë zjarre janë aktive, 17 të shuara

QMK: Nëntë zjarre janë aktive, 17 të shuara

Shkup, 15 korrik 2024 (MIA) - Janë aktive nëntë zjarre në hapësirë ​​të hapur në vend, ndërsa janë shuar 17 zjarre, njoftoi paraditen e sotme Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

"Ende është aktiv zjarri në malin Serta, i cili shtrihet në tre komuna si katër zjarre të pavarura. Në komunën e Negotinës, në atarin e fshatit Kalanjevë, ku digjet bimësia e ulët dhe pylli, në komunën e Konçes, në afërsi të fshatit Lipoviq i Epërm dhe i Poshtëm, ku digjet një pyll me kërcell të ulët - pisha, më komunën e Shtipit, në vendin e quajtur Patrik, ku digjet bredhi, pylli i dushkut dhe pylli i përzier dhe në komunën e Shtipit, në mes të fshatit Dragoevë dhe Sellcë, në lokalitetin e quajtur Haxhi Rexhepli, janë përfshirë bimësia e ulët dhe shkurret", thuhet në njoftim.

Zjarret janë aktive në komunën e Novosellës, mbi fshatin Badilen, ku është përfshirë një pyll me pisha dhe në Komunën e Çashkës, afër fshatrave Drenovë dhe Jabollçisht i Poshtëm, ku është përfshirë një pyll i përzier.

Zjarre aktive ka edhe në komunën e Dollnenit, në fshatin Cërnilishtë (bimësi me kërcell të ulët), në afërsi të fshatrave Slepçe dhe Gostirazhni Gori, bimësi të ulët dhe të thatë (bar dhe pyll me kërcell të ulët) dhe në Komunën e Gjevgjelisë, në mes të fshatrave Negorci dhe Kovanec, ku digjet lisi, bredhi, bari i thatë.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë shuar gjithsej 17 zjarre. Në rrethinën e Shkupit janë shuar tre zjarre, në komunën e Sarajit, në afërsi të fshatit Krushopek i Epërm, në komunën e Aerodromit, në vendbanimin Lisiçe e Poshtme dhe në komunën e Haraçinës, në fshatin Haraçinë.

Nga QMK-ja theksojnë se zjarret janë shuar edhe në komunat Mogillë, Manastir, Vallandovë, Kërçovë, Makedonski Brod, Veles, Berovë, Makedonska Kamenicë, Koçan, Vinicë, Dellçevë, Kumanovë dhe Likovë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s 
 
 
 
 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR