• e hënë, 17 qershor 2024

QMK: Këtë mëngjes nuk ka zjarre aktive në ambient të hapur

QMK: Këtë mëngjes nuk ka zjarre aktive në ambient të hapur

Shkup, 15 shkurt 2024 (MIA) - Nuk ka zjarre aktive në ambient të hapur, informoi mëngjesin e sotëm Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).

"Gjatë 24 orëve të kalaura ka pasur gjithsej 10 zjarre në ambient të hapur në vend. Zjarrfikësit i kanë shuar të gjitha, duke shuar njëkohësisht edhe zjarre të tjera në zonat e banuara", thonë nga QMK.

Zjarrfikësit nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve (NJTZ) Prilep kanë pasur katër intervenime për shuarjen e zjarreve në ambient të hapur, ndërsa nga një intervenim të tillë e kanë bërë zjarrfikësit nga NJTZ Strumicë, NJTZ Radovish, NJTZ Kumanovë, QRMK - Tetovë dhe nga Velesi.

Nga QMK-ja informojnë se në 24 orët e fundit në numrin e vetëm të urgjencës 112 janë regjistruar gjithsej 1819 thirrje, prej të cilave 39,15 për qind kanë qenë thirrje “reale”, ndërsa 60,85 për qind për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk kanë qenë urgjente. Në polici janë drejtuar 62,93 për qind, në ndihmën urgjente mjekësore 30,17 për qind, ndërsa te zjarrfikësit 6,03 për qind nga thirrjet reale në 112 në QMK. ls/

foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR