• e diel, 06 tetor 2024

QMK: Gjithsej nëntë zjarre në ambient të hapur në 24 orët e fundit

QMK: Gjithsej nëntë zjarre në ambient të hapur në 24 orët e fundit

Shkup, 27 shkurt 2024 (MIA) - Në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej nëntë zjarre në ambient të hapur në shtet. Zjarrfikësit të gjitha i kanë shuar, njëkohësisht duke shuar edhe zjarre tjera në vende të populluara, informojnë në mëngjes nga Qendra për Menaxhim me Krizat.

Nga QMK apelojnë të mos digjet vegjetacioni në ambient të hapur, ndërsa paraqitja e zjarrit sa më shpejtë të raportohet në Numrin e vetëm për raste emergjente 112.

Qendra për Menaxhim me Krizat informon se në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 1.934 thirrje në numrin për raste emergjente 112, nga të cilat thirrje "reale" ishin 44,75 për qind, ndërsa 55,25 për qind ishin për nevoja tjera të qytetarëve që nuk ishin emergjente.

Për policinë ishin 48,83 për qind e thirrjeve, për ndihmën e shpejtë mjekësore 46,09 për qind, ndërsa për zjarrfikësit 2,73 për qind e thirrjeve reale në numrin 112 në QMK. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR