Mbi 1000 fëmijë ndoqën përrallën simfonike "Pjetri dhe ujku" në Tetovë
- Institucioni Nacional “Ansambli Muzikor”-Tetovë dje me sallën përplot me dy shfaqet e Përralës simfonike “Pjetri dhe ujku”, në gjuhën maqedonase dhe shqipe, realizoi projektin e dytë të programit vjetor të mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.
- Post By Melahat Baftija
- 12:06, 6 tetor, 2024
Tetov;, 6 tetor 2024 (MIA) - Institucioni Nacional “Ansambli Muzikor”-Tetovë dje me sallën përplot me dy shfaqet e Përralës simfonike “Pjetri dhe ujku”, në gjuhën maqedonase dhe shqipe, realizoi projektin e dytë të programit vjetor të mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.
"Mbi një mijë fëmijë në Qendrën e Kulturës shijuan veprën mjeshtërore të Sergei Prokofiev, të orkestruar dhe dirigjuar nga Angel Spirovski dhe Agona Çupi, me narracion të Rrahim Ramadanit, interpretuar nga orkesta kamertale, që u prit në mënyrë shumë pozitive dhe duartrokitje nga publiku më i ri. Fëmijët ishin të kënaqur dhe e pritën jashtëzakonisht mirë përrallë simfonike. Nëpërmjet shfaqeve të tilla edukative, ne jo vetëm që edukojmë artdashësit më të ri, por ndikojmë edhe në zhvillimin dhe shijen e tyre për artin. Kjo është një motiv shtesë për ne që në të ardhmen të realizojmë sa më shumë projekte të tilla për fëmijët”, theksoi u.d. i Institucionit Nacional “Ansambli Muzikor”-Tetovë, Ardian Ismaili.
Ai tha se atmosferën dhe energjinë gjatë shfaqjes së përrallës simfonike e ka përcjellë dirigjentja Agona Çupi e cila pas performancës ka shkruar në profilin e saj në Facebook: “1000 fëmijë dhe energji e pabesueshme”.
Aktiviteti i rradhës në repertorin e IN “Ansambli Muzikor” – Tetovë është koncerti i talenteve të rinj, ndërsa deri në fund të vitit do të realizohen projektet: “Koncert për festat e nëntorit” dhe “Koncert i muzikës së popullarizuar”. mb/
Foto: Institucioni Nacional “Ansambli Muzikor”-Tetovë