• e enjte, 13 qershor 2024

QMK: 16 zjarre në ambient të hapur, gjashtë janë ende aktive

QMK: 16 zjarre në ambient të hapur, gjashtë janë ende aktive

Shkup, 2 prill 2024 (MIA) - Në 24 orët e fundit janë regjistruar 16 zjarre në ambiente të hapura, prej të cilave gjashtë janë ende të regjistruara si aktive, njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).

Qendrat rajonale të menaxhimit të krizave të Ohrit dhe Tetovës kanë shënuar nga dy zjarre, ndërsa qendrat rajonale të menaxhimit të krizave në Shtip dhe Kumanovë kanë shënuar nga një zjarr.

"Për shkak të fillimit të natës, si dhe për shkak të lokalizimit gjatë shuarjes, terrenit të paarritshëm dhe pa rrezik për njerëzit, në fund të ditës së djeshme forcat që ishin angazhuar për shuarjen e zjarreve të tilla janë tërhequr nga terreni dhe nga mëngjesi i sotëm do të shuajnë, aty ku duhet dhe mundet", njofton QMK-ja.

Gjatl 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 2636 thirrje në numrin e vetëm për raste urgjente, nga të cilat 49,17 për qind kanë qenë thirrje “reale”, dhe 50,83 për qind për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk ishin urgjente. Në polici janë drejtuar 61,88 për qind të thirrjeve aktuale, në ndihmën mjekësore urgjente 27,80 për qind, ndërsa te zjarrfikësit 8,52 për qind të thirrjeve reale në 112 në QMK. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 
 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR