• e premte, 05 korrik 2024

Qeveria suedeze miratoi mbi 23 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Qeveria suedeze miratoi mbi 23 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Stokholm, 16 qershor 2023 (MIA) - Qeveria e Suedisë ka vendosur t'i ndajë Ukrainës paketën e dymbëdhjetë të ndihmës ushtarake që do të arrijë në 250 milionë krona (23.7 milionë dollarë) dhe do të përfshijë fluturime testuese të aeroplanë luftarakë Gripen.

Në kumtesën e  Qeverisë suedeze theksohet se pjesa më e madhe e mjeteve do të dedikohen për dërgimin e pajisjeve ushtarake dhe trajnimin e ushtarëve ukrainas. 

 Suedia muajin e kaluar paralajmëroi se mund të lejojë pilotët ukrainas të testojnë aeroplanët luftarakë Gripen pasi Kievi dërgoi një kërkesë për lloje të ndryshme të sistemeve të aviacionit. Megjithatë, Stokholmi përsëriti përsëri se nuk planifikon të dërgojë aerplanë luftarakë në Ukrainë. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR