• e shtunë, 19 tetor 2024

Qeveria përmes Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe në partneritet me UNDP-në dhe Ambasadën e Zvicrës, po i afrohet procesit të debatit për ndryshime të Ligjin për Vetëqeverisje Lokale

Qeveria përmes Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe në partneritet me UNDP-në dhe Ambasadën e Zvicrës, po i afrohet procesit të debatit për ndryshime të Ligjin për Vetëqeverisje Lokale

 Shkup, 18 tetor 2024 (MIA) - Në një ngjarje të organizuar nga Qeveria në bashkëpunim me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, UNDP-në dhe Ambasadën e Zvicrës, me pjesëmarrjen e ekspertëve, sot filloi procesi i analizës së plotë me qëllim të përmirësimit të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, bëri të ditur pres shërbimi qeveritar.

Kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij theksoi se Ligji për Vetëqeverisje Lokale funksionon me sukses për gati dy dekada dhe se e ka kaluar testin e kohës, por praktika tregon se nevojiten përparime për përmirësimin e  transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal. 

 "Në përputhje me praktikat dhe standardet më të larta evropiane, pjesë e temave që do të shqyrtohen është vendosja e një shërbimi të ruajtësit të rendit komunal, me qëllim të përmirësimin e rendit publik dhe ruajtjen e të mirave publike, si dhe forcimin e llogaridhënies së funksionarëve vendorë", theksoi kryeministri, duke theksuar se ky do të jetë një proces gjithëpërfshirës dhe i hapur, në të cilin do të marrin pjesë qytetarët, ekspertët dhe të gjithë aktorët, me qëllim përfundimtar përmirësimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale.

 Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, gjithashtu e potencoi rëndësinë e reformave në vetëqeverisjen lokale, duke theksuar se kjo analizë do të mundësojë identifikimin e dobësive dhe do të çojë në zgjidhje konkrete që do të përmirësojnë efikasitetin e komunave. Ministri u përqendrua në nevojën e mekanizmave për përgjegjësi më të madhe të funksionarëve të  zgjedhur, si dhe përmirësimin e shërbimeve publike, veçanërisht në fushën e aktiviteteve komunale.

Në ngjarje  u theksua roli i rëndësishëm të bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht UNDP-së dhe Ambasadës së Zvicrës, të cilat luajnë një rol kyç në mbështetjen dhe zhvillimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale. Partneriteti me këto organizata do të vazhdojë të zhvillohet ,e qëllim të sigurimit  të komunave edhe më të forta dhe cilësi më të mirë të jetës për qytetarët.

Ky është fillimi i një procesi të gjerë konsultativ shumëmujor që do të çojë në përmirësimin e mëtejmë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, duke ndjekur standardet dhe praktikat më të larta evropiane, qëndron në kumtesën e pres shërbimit qeveritar.

Foto: Qeveria
 
 
 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR