• e premte, 22 nëntor 2024

Qeveria mori vendim me të cilin çmimi i sigurimit të autopërgjegjësisë kthehet në nivelin e para 25 prillit

Qeveria mori  vendim me të cilin çmimi i sigurimit të autopërgjegjësisë kthehet në nivelin e para 25 prillit

 Shkup, 2 maj 2024 (MIA)  - Qeveria në seancën e sotme të 19-të e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin me Propozim-ndryshimet dhe plotësimet në Tarifën e primeve për sigurimin e pronarëve të automjeteve motorike nga përgjegjësia për dëmet e shkaktuara nga palët e treta me të cilën çmimi i sigurimit kthehet në nivelin e para 25 prillit të këtij viti.

 "Ndryshimet dhe plotësimet e miratuara nga ana e  Qeverisë, janë në propozim të Komisionit për Sigurim të Autopërgjegjësisë në Ministrisë së Financave dhe me to  përcaktohet një diapazon nga 15 deri në 30 për qind, në të cilin shoqëritë e sigurimit mund të përcaktojnë pjesën e primit për kryerjen e veprimtarisë së sigurimit të Autopërgjegjësisë. Për shumën e shpenzimeve mbi 30 për qind është planifikuar që kompanitë e sigurimeve të kërkojnë paraprakisht pëlqimin nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve", informojnë nga Qeveria dhe theksojnë se vendimi i sotëm i Qeverisë nënkupton kthimin e çmimit të sigurimit nga autopërgjegjësia në nivelin prej para  25 prillit të vitit 2024.

 

Единствен проблем што се уште не можат да се пререгистрираат возилата со странски таблици кои се возат низ државава беше донесувањето на правилникот за Поединечно одобрување на возила кој е в

Në mënyrë shtesë është përcaktuar se Komisioni për Sigurim të Autopërgjegjësisë,   më vonë deri më   30 shtator, çdo vit, në Qeveri dorëzon propozimin për normën minimale dhe maksimale të primit të sigurimit teknik për vitin e ardhshëm.

 Qeveia në seancën e sotme  e shqyrtoi dhe përcaktoi Draft Agjendën e Reformës 2024-2027 në kuadër të Planit për rritje për vendet e Ballkanit Perëndimor, me status 30.04.2024 dhe i pranoi të gjitha korrigjimet teknike të qëllimeve të reformave dhe hapat e mëtejshëm, pas së cilës dërgohet deri në  Komisionin Evropian.

 Agjenda e reformës, sipas procedurës së paraparë, duhet të miratohet nga Komisioni Evropian, i cili do të hapë mundësinë e nënshkrimit të Marrëveshjes për instrumentin për reforma dhe rritje dhe Marrëveshjen për hua, si dhe paraqitjen e kërkesës për tërheqjen e këstit të parë, gjegjësisht për paradhënien në vlerë prej 7 për qind të alokimit për vendin.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR