• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qeveria kolumbiane dhe guerilët e ELN në Havanë kanë nënshkruar një marrëveshje armëpushimi

Qeveria kolumbiane dhe guerilët e ELN në Havanë kanë nënshkruar një marrëveshje armëpushimi

Havana, 10 qershor 2023 (MIA) - Qeveria kolumbiane dhe rebelët e majtë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (ELN) nënshkruan një marrëveshje të përkohshme armëpushimi gjashtëmujore në Havanë.

Marrëveshja e "armëpushimit dypalësh kombëtar dhe të përkohshëm", sipas ministrit të Jashtëm kuban Bruno Rodrigez, u nënshkrua në prani të presidentit kolumbian Gustavo Petro dhe liderit të ELN Antonio Garsia.

Ministri kuban deklaroi se më 3 gusht 2023 do të nisë zbatimi i plotë i marrëveshjes së armëpushimit, e cila do të zgjasë 180 ditë.

Negociatat filluan në nëntor në Karakas dhe vazhduan në mars në Meksiko Siti, ku të dyja palët premtuan të diskutojnë një armëpushim. Negociatat vazhduan në Havanë.

Rebelët e ELN ranë dakord për një armëpushim vetëm një herë në vitin 2017, kur ish presidenti Huan Manuel Santos (Huan), i cili udhëhoqi Kolumbinë nga 2010 deri në 2018, mori pjesë në procesin e paqes. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR