• e martë, 02 korrik 2024

Qeveria gjermane: Ukraina i plotëson kushtet që të negociojë për inkuadrimin në BE

Qeveria gjermane: Ukraina i plotëson kushtet që të negociojë për inkuadrimin në BE

Berlin, 30 maj 2024 (MIA) - Qeveria gjermane ka kumtuar se Ukraina i ka plotësuar kushtet për reforma të nevojshme për fillimin e negociatave për inkuadrim në Bashkimin Evropian, transmeton DPA.

"Sipas qeverisë gjermane, Ukraina i plotëson të gjitha kushtet që të mund të fillojë negociatat për hyrje në BE në qershor. Për këtë arsye kërkojmë që të gjitha shtetet anëtare të arrijnë shpejt një marrëveshje për kornizën negociuese", tha për DPA ministrja gjermane e shtetit për çështje evropiane, Ana Lirman.

Në dhjetor, liderët e BE-së u pajtuan të hapin negociatat qasëse për Ukrainën dhe konfirmuan angazhimin e tyre për të vazhduar mbështetjen e fuqishme për Kievin dhe popullin ukrainas për aq kohë sa është e nevojshme.

Megjithatë, raporti i fundit i Komisionit Evropian dëshmon se Ukraina po dështon në zbatimin e disa reformave, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjes së pakicave, kështu që vendet ranë dakord që të gjitha kërkesat për reforma duhet të plotësohen para fillimit të negociatave.

Ambasadorët e BE-së planifikojnë të mblidhen javën e ardhshme për të diskutuar kornizën për bisedimet. Hungaria konsiderohet si pengesë e mundshme. 

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR