• e premte, 05 dhjetor 2025

Putini dhe Si Xhinping në Kremlin bisedojnë për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe në prag të Ditës së fitores

Putini dhe Si Xhinping në Kremlin bisedojnë për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe në prag të Ditës së fitores

 Moskë, 8 maj 2025 (MIA) - Në Kremlin po zhvillohen bisedime midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit kinez Si Xhinping, raportojnë mediat ruse.

 Putini e falënderoi Sinë për qëndrimin e tij në Rusi dhe shprehu gatishmëri për të vizituar Kinën në të ardhmen.

Liderët ranë dakord se Rusia dhe Kina po zhvillojnë lidhje për të mirën e popujve të tyre, jo kundër vendeve të tjera, dhe se marrëdhëniet midis Moskës dhe Pekinit janë të dobishme për të dyja palët.

 

Të dy liderët, gjithashtu,  ranë dakord të "mbrojnë të vërtetën rreth historisë së Luftës së Dytë Botërore", si dhe të vazhdojnë të punojnë për zbatimin e një numri marrëveshjesh dypalëshe.

"Para 80 viteve, me çmimin e humbjeve të mëdha, populli rus dhe kinez fituan një fitore të madhe, duke dhënë një kontribut të madh historik për qëllimin e paqes botërore dhe përparimin e njerëzimit", tha Si.

Si dje mbërriti në Moskë, ndërsa pritet vizita e tij të zgjasë deri më 10 maj. 

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR