Putini përsëriti: Moska është vendi ideal për takim me Zelenskin
- – Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Moska është vendi më i mirë për takim eventual me presidentin ukrainas Volodomir Zelenski.
- Post By Fitore Curri
- 10:10, 5 shtator, 2025
Vlladivostok, 5 shtator 2025 (MIA) – Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Moska është vendi më i mirë për takim eventual me presidentin ukrainas Volodomir Zelenski.
“Herën e ardhshme, nëse dikush me të vërtetë dëshiron të takohet me ne, ne jemi të gatshëm. Vendi më i mirë për këtë është kryeqyteti i Federatës Ruse, qyteti heroik Moska”, tha Putini në sesionin plenar të Forumit Lindor Ekonomik në Vlladivostok.
Ai përkujtoi se Kievi deri para pak kohësh e përjashtonte mundësinë për kontakt të drejtpërdrejtë me Rusinë, ndërsa tani kërkon dhe propozon takime të tilla. Putini theksoi se Rusia është e gatshme të garantojë siguri të plotë për Zelenskin dhe përfaqësuesit e Kievit nëse vendosin të vijnë në Moskë për bisedime kushtuar Ukrainës.
“Pala ukrainase e dëshiron dhe e propozon këtë takim. Unë thashë: “Jemi të gatshëm, ju lutemi, ejani. Ne plotësisht do të sigurojmë kushte për punë dhe siguri. Garantojmë 100 për qind”, theksoi Putini para delegatëve në forum. fc/
Foto: EPA