Putini nuk e di kur Rusia do ta kthejë kontrollin mbi Kurskun
- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në konferencën tradicionale për shtyp të fundvitit pranoi se nuk mund të thotë se kur armata ruse do ta rifitojë kontrollin e plotë mbi rajonin perëndimor të Kurskut.

Moskë, 19 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në konferencën tradicionale për shtyp të fundvitit pranoi se nuk mund të thotë se kur armata ruse do ta rifitojë kontrollin e plotë mbi rajonin perëndimor të Kurskut.
"Absolutisht do t'i shtypim. Absolutisht. Nuk mund të jetë ndryshe", theksoi Putini.
Por, ai në pyetjen për një datë specifike, theksoi: "Më falni, nuk mund të them për momentin".
Foto: Printskrin