• e hënë, 23 dhjetor 2024

Putin: Rusia është e gatshme për negociata me Ukrainën

Putin: Rusia është e gatshme për negociata me Ukrainën

Moskë, 5 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti rus, Vlladimir Putin sot deklaroi se vendi është i gatshëm të zhvillojë negociata me Ukrainën.

"Disa herë thashë se Rusia jo vetëm që është e gatshme për negociata, por në fazë të caktuar, mu në fillim të këtij konflikti, i zhvilloi ato negociata. Madje ishte i gatshëm edhe marrëvehsje e përbashkët e pranueshme, të cilën pala ukrainase e nënshkroi. Megjithatë, me këshillë nga nash, të cilën më vonë e konfirmuan edhe përfaqësues zyrtarë të Ukrainës, pala ukrainase e hodhi poshtë atë marrëveshje", tha Putin në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale të ambasadorëve të huaj në Kremlin.

Ai gjithashtu tha se Rusia është e hapur për bashkëpunim të ndërsjelltë me të gjitha vendet.

"Rusia është e hapur për bashkëpunim të dobishëm të ndërsjelltë me të gjitha shtetet pa përjashtim ndaj parimeve të barazisë, mospërzierjes në punët e brendshme dhe respektimin strikt të së drjtës ndërkombëtare", tha ai.

Lidhur me konfliktin në Lindjen e Afërt, Putin tha se Rusia në mënyrë aktive po tenton të parandalojë eskalimin e konfliktit izraelito-palestinez në luftë më të madhe. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR