• e hënë, 23 dhjetor 2024

PTHP vepron pas njoftimit nga MSH për mosfunksionimin e sallave kirurgjikale në Qendrën Klinike

PTHP vepron pas njoftimit nga MSH për mosfunksionimin e sallave kirurgjikale në Qendrën Klinike

Shkup, 26 maj 2024 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë dërgoi njoftim në Prokurori për sallat e mbyllura kirurgjikale në Qendrën Klinike "Nëna Terezë", e cila është pranuar dhe dërguar te prokurori publik. Do të ndërmeren veprime që të kontrollohet nëse në ngjarje ka elemente të veprës penale, informojnë për MIA-n nga PTHP Shkup.

Nga PTHP theksojnë se Prokuroria vepron dhe ndjek vetëm nëse ka vepër penale. 

Për kushtet e qendrës klinike dje në një konferencë për media ka reaguar zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski, i cili tha se gjatë gjithë javës, që nga e shtuna e kaluar, po zgjat problemi me sistemin, gjegjësisht tubacionin e oksigjenit në sallat e operacionit, për të gjithë javën, nuk është bërë asnjë hetim se çfarë është, çfarë erë ka, a është i ndotur, a ka vërtet dioksid karboni dhe se ndërkohë, duke nënshkruar me pëlqim personal, njerëzit operohen në rrezikun e vet. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR