• e premte, 05 dhjetor 2025

MEPSO dhe operatori i Kosovës bëjnë një hap të përbashkët drejt sigurisë energjetike: Interkoneksioni Tetovë - Prizren merr dinamikë konkrete

MEPSO dhe operatori i Kosovës bëjnë një hap të përbashkët drejt sigurisë energjetike: Interkoneksioni  Tetovë - Prizren merr dinamikë konkrete

 Shkup, 25 maj 2025 (MIA) - Drejtori i përgjithshëm i SH.A. MEPSO, Burim Latifi, së bashku me ekipin e tij në Prishtinë realizoi takim me u.d. drejtorin ekzekutiv të operatorit të Kosovës KOSTT, Shaban Neziri, në të cilin është diskutuar për projektin për ndërtimin e  linjës interkonektive  400 kV Tetovë - Prizren.

"Në qendër të bisedës ishte projekti strategjik për ndërtimin e  linjës interkonektive 400 kV Tetovë - Prizren, e cila do të krijojë një lidhje të fortë energjetike midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës", theksojnë nga MEPSO. 

 

Projekti është pjesë e planit rajonal për zhvillim të rrjetit, në përputhje me platformën evropiane ENTSO-E.

 Përfitimet kryesore të projektit janë: rritja e kapaciteteve të transmetimit të energjisë elektrike midis dy vendeve, përmirësimi i stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit, efikasitet më i madh në tregtinë e energjisë në rajon dhe mbështetja e integrimit të burimeve të rinovueshme dhe tranzicionit të gjelbër.

"Të dyja palët ranë dakord të intensifikojnë bashkëpunimin teknik dhe institucional për zbatimin e projektit me interes të ndërsjellë dhe rajonal", qëndron në kumtesën e e MEPSO-s. 

 Foto: MEPSO

 

QËNDRONI TË LIDHUR