Protesta në Paris për shkak të sulmit izraelit në Rafah
- - Disa mijëra persona protestuan mbrëmë në kryeqytetin e Francës, Paris, për shkak të sulmit izraelit në Rafa. Demonstruesit mbanin një pankartë të madhe ku shkruhej "Stop gjenocidit".
- Post By Lindita Sulejmani
- 08:38, 29 maj, 2024
Paris, 29 maj 2024 (MIA) - Disa mijëra persona protestuan mbrëmë në kryeqytetin e Francës, Paris, për shkak të sulmit izraelit në Rafa. Demonstruesit mbanin një pankartë të madhe ku shkruhej "Stop gjenocidit".
Unioni hebre francez për paqe, nga ana e tij, shfaqi një pankartë "Hebrenjtë dhe anti-sionistët angazhohen për të drejta të barabarta".
Populli i mbledhur bërtiste "Izraeli është një vrasës, Makron është bashkëpunëtor", "Ne jemi të gjithë fëmijët e Gazës" dhe "Izraeli po vret fëmijët e Palestinës".
Në tubim u shfaqën flamujt partiakë të së majtës radikale franceze, sindikatave dhe organizatës "Revolucioni Palestinez". ls/
Foto: EPA