• e diel, 22 dhjetor 2024

Protesta e studentëve në Athinë kundër fakulteteve private, para Kuvendit dhanë mbështetje të ndërsjellë me bletarët

Protesta e studentëve në Athinë kundër fakulteteve private, para Kuvendit dhanë mbështetje të ndërsjellë me bletarët

Athinë, 22 shkurt 2024 (MIA) - Nxënësit dhe studentët në Athinë sot mbajtën   protestë të re, të shtatën me radhë, kundër projektligjit për hapjen e fakulteteve private, ndërsa para Kuvendit të Greqisë "u takuan” dhe u dhanë mbështetje reciproke bletarëve, të cilët nga mëngjesi protestojnë  kundër rritjes së shpenzimeve për prodhim, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

   

Studentët, si çdo të enjte, edhe në protestën e sotme,  kërkuan nga Qeveria tërheqjen e projektligjit për hapjen e fakulteteve private, i cili paralelisht do të dorëzohet sot  në Kuvend.

 

Protesta masive përfundoi qetë, ndërsa mesazhi kryesor i studentëve ishte edhe një herë që arsimi i lartë të mbetet publik dhe falas, por edhe  se nuk duhet që diplomat nga universitetet shtetërore të jenë me të njëjtën vlerë me ato private.

 

Kur studentët arritën para Kuvendit janë përshëndetur nga bletarët të cilët protestuan që në mëngjes herët për të vënë në pah problemet e tyre, megjithatë rritjen e shpenzimeve të prodhimit dhe kundër mjaltit të importuar që shitet si vendas.

Studentët i përshëndetën me sloganët se bashkë me bujqit dhe bletarët janë të bashkuar në një zë.

 

Protestat e studentëve nisën në fillim të janarit pasi kryeministri grek Kirjakos Micotakis kumtoi se po krijojnë një kornizë që përfundimisht në Greqi të funksionojnë institucionet e arsimit të lartë jofitimprurës, joshtetëror  dhe tashmë pothuajse dy muaj po mbahen çdo të enjte.  

 

Zëdhënësi i Qeverisë greke Pavlos Marinakis në konferencën e sotme të rregullt për shtyp tha se propozim ligji do të dorëzohet sot në Kuvend, duke shpjeguar se i parashikon kushtet për themelimin e përfaqësive jo shtetërore dhe jofitimprurëse të universiteteve të huaja në Greqi, “me kriteret më të rrepta të çdo vendi tjetër në Evropë”.

 Paralelisht ai vuri në dukje se aktualisht 40.000 studentë grekë studiojnë në universitetet jashtë vendit, një numër shumë më i lartë se në vendet e tjera.

 Universitetet joshtetërore dhe jofitimprurëse pritet që nga shtatori i vitit 2025  të fillojnë me punë në vend, ndërsa pranimi i studentëve do të bëhet ekskluzivisht përmes provimit shtetëror. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR