• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Prokuroria: Është kryer mbikëqyrje, hetohen arsyet e djegies së automjetit zyrtar të drejtorit të INP "Idrizovë"

Prokuroria: Është kryer mbikëqyrje, hetohen arsyet e djegies së automjetit zyrtar të drejtorit të INP

Shkup, 15 maj 2024 (MIA) - Prokurori Publik i Prokurorisë Themelore Publike Shkup, ekspertë nga Departamenti për hetime kriminalistike të MPB-së kanë kryer kontroll në Kisella Vodë ku gjatë natës një automjeti zyrtar i është vënë flaka në pronësi të INP "Idrizovë" - Shkup e cila është përdorur nga drejtori i institucionit.

"Nga vendi i ngjarjes janë grumbulluar gjurmë të cilat do t'i nënshtrohen ekspertizës për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Janë siguruar video incizimet e objekteve përreth dhe po ndërmerren aktivitete të tjera", njofton PPRMV-së.

Në stacionin policor Kisella Vodë në Shkup në mëngjes, në orën 03:35, është raportuar se në zonën e Kisella Vodës i është vënë flaka automjetit të parkuar "folsvagen pasat" me targa të Shkupit, pronar i INP Burgu Idrizovë i parkuar nga Z.J.

Siç informojnë MPB-ja, nga zjarri ishte përfshirë dhe një pjesë e fasadës së ndërtesës në gjësende të ballkoneve e kateve të poshtme të ndërtesës. Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së zjarrfikësve Shkup, ndërsa nuk ka persona të lënduar. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR