• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Janevska: Ulet numri i nxënësve që kanë kopjuar në provimin e maturës shtetërore

Janevska: Ulet numri i nxënësve që kanë kopjuar në provimin e maturës shtetërore

Shkup, 2 qershor 2025 (MIA) - Dhjetëra nxënës janë përjashtuar nga provimi i parë ekstern i maturës shtetërore të shtunën sepse kanë tentuar të kopjojnë nga telefoni, njoftoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska.

"Nga informatat të cilat i kam deri tani, pasi procesi ende nuk është kompletuar, numri i nxënësve që kanë kopjuar është dukshëm më i vogël. Për momentin kemi informata për dhjetëra nxënës të cilët janë përjashtuar nga testimi gjatë kopjimit me telefon. Informatat mblidhen dhe për disa ditë do të kompletohen. Duke marrë parasysh se sa janë përjashtuar vitin e kaluar, mendoj se ka progres dhe pres që çdo vit të bëhet gjithnjë e më mirë", tha Janevska, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari gjatë vizitës në objektin në ndërtim të shkollës fillore "Kërste Misirkov" në Çento.

Për shkak të masave të përforcuara për kontroll, pret që numri të jetë ende më i vogël gjatë provimit të dytë ekstern më 11 qershor, kur, tha do të kenë informata për të gjithë të përjashtuarit që kanë kompjuar, por që "kjo shifër nuk do të jetë shumë më e madhe".

Ministrja sërish apeloi te nxënësit të cilët bëjnë përpjekje "të mashtrojnë sistemin" dhe të kopjojnë, me mesazh se kjo i dëmton ata, "ndërsa pastaj edhe gjithë të tjerët".

"Rrezikojnë ta humbasin një vit të jetës ose të futen në tregun e punës ose ta vazhdojnë arsimin", shtoi Janevska. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR