• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski: Evropa ka një shans për të korrigjuar një padrejtësi historike

Mickoski: Evropa ka një shans për të korrigjuar një padrejtësi historike

Shkup, 2 qershor 2025 (MIA) - Versioni i punës i Raportit të raportuesit Vajc është ashtu siç është, i rëndësishëm, domethënës, sepse për herë të parë përmendet identiteti i veçantë maqedonas, tha kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve. Ai vlerësoi se Evropa ka një shans për të rregulluar padrejtësinë historike dhe se ne kemi identitet maqedonas dhe gjuhë të veçantë maqedonase, por europarlamentarët kanë mendim ndryshe.

"Fatkeqësisht, nga ana e disa kolegëve të tij, deputetë të cilët janë nga partia si motër GERB, propozojnë para identitetit maqedonas të qëndrojë fjala "i tanishëm". Për ne kjo nuk është befasi, sepse ne nga vetë fillimi i kësaj aventure të pranimit të qeverisë paraprake, Bujar Osmani dhe Dimitar Kovaçevski, kemi folur për këtë, se pas gjithë kësaj fshihet pikërisht kjo, krijimi i një kombi artificial, kombi i tanishëm maqedonas", tha Mickoski.

Ai përmendi se ka pasur biseda intensive me disa njerëz me ndikim në PE dhe Bruksel. Nëse kjo ndodh, beson Mickoski, do të konfirmohet se nuk bëhet fjalë për disa qindra qytetarë të cilët konsiderohen se janë pjesë e kombit bullgar në Maqedoni, por se është përpjekje për krijimin e një kombi të ri, të tanishëm, artificial maqedonas i cili mbështetet në rrënjët e kombit bullgar.

"Unë nuk do ta pranoj atë dhe do ta refuzoj dhe nuk do ta pranoj kurrë, sepse nuk ka të bëjë fare me vlera evropiane apo me vlera të tjera. Por kjo edhe një herë tregon se me çfarë injorance dhe aventure apo qëllimi ka hyrë Bijar Osmani apo Dimitar Kovaçevski, tha kryeministri dhe fajin për këtë situatë ia hodhi paraardhësit të tij Kovaçevskit dhe ish ministrit Bujar Osmani, të cilët e pranuan "propozimin francez".

Во моментот имаме два огласи кој што ги има објавено Министерството за образование и наука. Околу 340 милиони денари се ставени на располагање за финансирање на научно- истражувачки проекти и

"Unë tani pres që Evropa të japë përgjigje. Evropa tani ka një shans, tani nuk ka unanimitet, Evropa ka një shans për ta rregulluar padrejtësinë historike të shkaktuar me pranimin e Bujar Osmanit dhe Dimitar Kovaçevskit të asaj që është vënë në tryezë", tha kryeministri.

Sipas tij e vërteta është se Sofja zyrtare asnjëherë nuk u rigrupua kurrë dhe mbeti një peng i verbër i politikave të "zhivkovizmit", krijimit të kombit të ri maqedonas i cili mbështetet në themelet e kombit bullgar. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR