Mickoski: Nuk ka asnjë axhendë politike, në uljen e kërkesës për përfaqësim sindikal
- Nuk ka ndonjë axhendë politike në uljen e pragut të përfaq[simit sindikal, por ky është rezultat i diskutimit në takimin e fundit me të gjitha sindikatat, deklaroi sot kreyeministri, Hristijan Mickoski, i cili u përgjigj në pyetjen e gazetarëve, pse me ndryshimet e ligjit është ulur kushti i përfaqësimit të sindikatave.
- Post By Fami Bajrami
- 11:57, 2 qershor, 2025
Shkup, 2 qershor 2025 (MIA) - Nuk ka ndonjë axhendë politike në uljen e pragut të përfaq[simit sindikal, por ky është rezultat i diskutimit në takimin e fundit me të gjitha sindikatat, deklaroi sot kreyeministri, Hristijan Mickoski, i cili u përgjigj në pyetjen e gazetarëve, pse me ndryshimet e ligjit është ulur kushti i përfaqësimit të sindikatave.
"Ky ishte rezultati i bisedës që nga hera e fundit që ishim me të gjitha sindikatat, së bashku që kemi dy sindikata reale në Maqedoni, të cilat janë në terren dhe ato dy sindikata në mënyrë që të mos ketë askush brenda, e cila nuk është brenda, në mënyrë që të mos ketë askush që ka përfaqsueshmëri, të gjithë duhet të jenë në korrnizat e Këshillit Ekonomik - Social dhe të ketë një dialog që do të zhvillohet atje brenda. Kështu që nuk është diçka që është një lloj agjende politike", deklaroi Mickoski.
Në Parlamentin e Maqedonisë është paraqitur propozim që nga dhjetë përqindëshi aktual i numrit të përgjithshëm të të punësuarve në vend, shoqatat sindikale në të ardhmen do të kenë nevojë vetëm për pesë për qind të numrit të përgjithshëm të të punësuarve. Një grup deputetësh kanë paraqitur tashmë propozime për ndryshime në Ligjin për Marrëdhënie të Punës. rq/
Foto: MIA