• e mërkurë, 17 korrik 2024

Presidentja Siljanovska Davkova e priti drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Shiaoçin Ju

Presidentja Siljanovska Davkova e priti drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Shiaoçin Ju

Shkup, 16 korrik 2024 (MIA) - Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova sot e priti drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Shiaoçin Ju. Në takim, kumtuan nga kabineti i Siljanovska Davkovës, është shprehur kënaqësi nga bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe partneriteti i fokusuar në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë së Maqedonisë.

Duke theksuar rolin e paçmuar të Bankës Botërore në tre dekadat e fundit, presidentja Siljanovska Davkova shprehu falënderim për projektet e vazhdueshme dhe nismat e kahëzuara drejt fushave kyçe, klimës afariste, punësimit, mbrojtjes sociale dhe promovimit të rritjes së gjelbër të qëndrueshme.

"Të dy bashkëbisedueset shkëmbyen mendime për Kornizën e Partneritetit për periudhën 2024-2028, e cila paraqet një mundësi të shkëlqyer për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë, duke kontribuar drejtpërdrejt në tejkalimin e sfidave aktuale dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të Maqedonisë", thuhet në kumtesë dhe shtohet se në këtë drejtim, presidentja Siljanovska Davkova shprehu gatishmërinë e saj për aktualizimin e këtyre synimeve, promovimin e mëtejshëm të interesave tona ekonomike dhe shfrytëzimin e potencialeve të ardhshme. sa/

Foto: Kabineti i presidentes së shtetit Gordana Siljanovska Davkova  

QËNDRONI TË LIDHUR