• e hënë, 23 dhjetor 2024

Drejtoria Doganore parandaloi tentativën për eksport ilegal të devizave dhe sekuestroi 6.850 euro

Drejtoria Doganore parandaloi tentativën për eksport ilegal të devizave dhe sekuestroi 6.850 euro

 Shkup, 17 korrik 2024 (MIA) - Drejtoria Doganore ka parandaluar tentim për nxjerren e  paligjshme të devizave në vendkalimin kufitar Tabanoc me vlerë prej 6.850 euro, të cilin shtetasi i Maqedonisë së Veriut nuk i ka paraqitur. Devizat janë konfiskuar, ndërsa kundër personit është ngritur kallëzim për kundërvajtje devizore, njofton Drejtoria Doganore.

 Personi, përndryshe pasagjer në një mjet mallrash dhe shoferi i kamionit, në pyetjen nga doganierët nëse kanë ndonjë gjë për të deklaruar, është përgjigjur se nuk ka asgjë.

 

"Për shkak të dyshimit, mjeti është përzgjedhur për kontroll, ku pasagjerit iu gjetën 8.850 euro në xhepin e majtë të përparmë, për të cilin personi nuk dispononte dokument për origjinën e parave. Në bazë të Ligjit për punë devizore, personit i janë kthyer dy mijë euro, ndërsa pjesa tjetër janë konfiskuar", thonë nga Drejtoria Doganore.

 Nga aty shtojnë se ky është rasti i dytë brenda dy ditësh i sekuestrimit të devizave dhe apelojnë qytetarët t'i paraqesin gjatë hyrjes dhe daljes nga vendi. qa/

Foto: Drejtoria Doganore

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR