• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shfuqizohen masat buxhetore për KOVID, nga ky zë janë shkurtuar 620 milionë denarë

Shfuqizohen masat buxhetore për KOVID, nga ky zë janë shkurtuar 620 milionë denarë

 Shkup, 17 korrik 2024 (MIA) - Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska sot ka bërë të ditur se  nga masat për Kovid në Buxhet, që i ka krijuar qeveria paraprake, janë shkurtuar 620 milionë denarë.

Masat për KOVID-in, siç tha Dimitrieska Koçoska në një konferencë për media,  tashmë nuk duhet të ekzistojnë më sepse korona tashmë është në të kaluarën dhe ka kohë që është pas nesh.  

 "Plotësisht janë shkurtuar 620 milionë denarë   nga masat për masat KOVID të parapara në Qeveri dhe nuk ka më çfarë të qëndrojë një masë e tillë -  "KOVID". KOVIDi që moti është  prapa nesh dhe u thashë të punësuarve të mi  në Ministri, tashmë  një përshkrim i tillë të mos ekzistojë. Nuk ka çfarë të flasim për KOVID në vitin 2024", tha Dimitrieska Koçoska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

 Në lidhje me ENV-në, ministrja informoi se shteti do të paguajë një pjesë të garancisë për kompaninë  në gusht. Më shumë se kaq, shtoi, nuk do të ketë transferim nga Buxheti për EMV.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR