PPRMV: Dy persona kanë bërë përpjekje të zhvasin para nga një dentist nga Shkupi
- – Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike mori Urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër një personi të dyshuar për vepër penale – Zhvatje në bazë të nenit 258 paragrafi 1 lidhur me nenet 19 (në përpjekje) dhe 22 (bashkëfajësi). I dyshuari 33-vjeçar nga Shkupi, bashkë me edhe një person i cili deri më tani nuk është identifikuar, me forcë dhe kërcënim serioz kanë bërë përpjekje të detyrojnë një dentist të dëmtuar që tu paguaj 5.000 euro, njoftoi prokuroria publike.
- Post By Fitore Curri
- 11:30, 8 mars, 2025

Shkup, 8 mars 2025 (MIA) – Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike mori Urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër një personi të dyshuar për vepër penale – Zhvatje në bazë të nenit 258 paragrafi 1 lidhur me nenet 19 (në përpjekje) dhe 22 (bashkëfajësi). I dyshuari 33-vjeçar nga Shkupi, bashkë me edhe një person i cili deri më tani nuk është identifikuar, me forcë dhe kërcënim serioz kanë bërë përpjekje të detyrojnë një dentist të dëmtuar që tu paguaj 5.000 euro, njoftoi prokuroria publike.
Pasi një ditë më parë i dyshuari ishte lajmëruar dhe ka caktuar termin si pacient në ordinancë, më 29 janar dy bashkëpunëtorë kishin ardhur në terminin e caktuar. I dyshuari nga telefoni i tij mobil i ka treguar dentistit një video me kinse përmbajtje komprometuese dhe ka kërkuar nga ai 5.000 euro që të mos e publikojë.
Në atë moment i dëmtuari ka filluar të incizojë bisedën me telefonin e tij mobil. I dyshuari e ka vërejtur, i ka marrë telefonin dhe e ka fshirë bisedën e incizuar. Më pas e ka detyruar të dëmtuarin që të largohen së bashku nga ordinanca dhe ka tentuar ta fusë me forcë në veturë. Viktima ka refuzuar, pas çka i dyshuari e ka kërcënuar edhe një herë se do të paguajë edhe më shumë sepse i ka incizuar, kështu që dy autorët janë larguar në drejtim të panjohur.
Po ndërmerren veprime për zbulimin e identitetit të të dyshuarit të dytë, ndërsa për të parin prokurori publik propozoi që të caktohen masat e kujdesit – detyrim që të paraqitet përkohësisht te zyrtari i caktuar apo organi kompetent shtetëror, marrjen e përkohshme të dokumentit të udhëtimit për kalim të kufirit shtetëror dhe ndalim për dhënien e tij, si dhe ndalesë për afrim apo mbajtje të kontakteve me të dëmtuarin. fc/
Fotografia: Arkivi