Vijojnë anketat brendapartiake për zgjedhjen e kandidatëve për kryetar komune, informon Mickoski
- Janë duke vijuar anketat për kandidatët për kryetar komune nga radhët e VMRO DPMNE-së. Kryeministri dhe lideri i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot në Sveti Nikollë konfirmoi se kanë filluar procedurat brendapartiake për përzgjedhjen e kandidatëve potencial për kryetar komune. Ai theksoi se dje ka ndjekur një intervistë në një nga mediat kombëtare të kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe.
- Post By Fami Bajrami
- 16:24, 8 mars, 2025

Sveti Nikollë, 8 mars 2025 (MIA) - Janë duke vijuar anketat për kandidatët për kryetar komune nga radhët e VMRO DPMNE-së. Kryeministri dhe lideri i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot në Sveti Nikollë konfirmoi se kanë filluar procedurat brendapartiake për përzgjedhjen e kandidatëve potencial për kryetar komune. Ai theksoi se dje ka ndjekur një intervistë në një nga mediat kombëtare të kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe.
"Mendoj se nëse vërtet besojnë se dallimi do të jetë dy e gjysmë me një, do të befasohen në mënyrë të pakëndshme për gjashtë muaj, ka komuna ku dallimi do të jetë shumë më i madh, katër me një, një nga ato komuna është edhe kjo, Sveti Nikollë. Pra, mendoj se ata që i iniciojnë ato sondazhe për kryetarin e LSDM-së nuk mendojnë mirë për të", tha Mickoski.
Këshilla e tij për liderin e LSDM-së, Filipçe, është që të shikojë realitetin dhe, siç tha ai, "në këto gjashtë muajt që kanë mbetur deri në zgjedhjet lokale të konsolidohet dhe ristrukturohet, si dhe t'u kthehet nevojave reale të qytetarëve".
"Dhe mendoj se gjëja e parë që duhet të bëjë për t'iu afruar raportit dy e gjysmë me një është që personalisht të dalë dhe t'u kërkojë falje qytetarëve në emër të LSDM-së, për gjithçka që ka bërë LSDM vitet e kaluara, duke shitur identitetin e saj, duke vjedhur nga qytetarët, duke poshtëruar dhe turpëruar Maqedoninë dhe veçanërisht t'i kërkojë falje popullit maqedonas për gjithçka që ka bërë në shtatë vitet e kaluara që të afrohet në atë proporcionin dy e gjysmë me një", ka thënë Mickoski.
Foto: arkivi i MIA-s